Shqipëria tashmë është një vend mjaft i preferuar për tu vizituar nga turistët e huaj. Kjo është vënë në dukje gjatë konferencës ndërkombëtare “Nisma e vendeve të Adriatikut dhe Jonit”, që u mbajt në Korfuz të Greqisë. Ministri i Kulturës Ylli Pango gjatë takimeve që zhvilloi atje mori përgëzime për punën e bërë deri tani dhe politikat që a ndjekur qeveria Berisha për zhvillimin dhe thithjen e turistëve të huaj nga zyrtarët më të lartë të politikave të turizmit të pranishëm në këtë konferencë.
Ylli Pango: “Kemi pasur zhvillime të hovshme të turizmit dhe ka filluar siç e vura në dukje dhe në fjalën time një kooperim shuam i ngushtë me Greqinë dhe me Malin e Zi në veçanti. Unë bëra thirrje që ky kooperim në fushën e turizmit të shtrihet dhe në vende të tjera. Ju e dini që bashkëpunimi me Korfuzin në veçanti ka qenë i suksesshëm vitet e fundit dhe unë mendoj që këto takime dhe vazhdimi i iniciativës Adriatiko-Joniane është pikërisht në këtë vazhdë në vazhdën e një zhvillimi të mëtejshëm të marrëdhënieve për të mirën e çdo vendi në veçanti po dhe të rajonit në përgjithësi.”
Vendi ynë numëron arritje të mëdha në fushën e turizmit që e rendisin Shqipërinë një nga vendet e para të rajonit. Sipas staisti8kave të m8inistrisë së Turizmit numri total i vizitorëve deri në dhjetor 2008 ishte 2.5 milion. 92% e të cilëve ishin evropian, 5% amerikan, 2% aziatik dhe 1% nga vende të tjera./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni