Ministria e Kulturës në mënyrë publike ligjëron forumin mbrojtës së të drejtave të autorit. Është nënshkruar një memorandum i përbashkët mes ministrit Blendi Klosi dhe gjithë shoqatave për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Memorandumi është konsideruar shtysë për të përshpejtuar ligjin e mbrojtjese së të drejtave të autorit. Skenaristë dhe regjisorë e kanë cilësuar një luftë të fortë deri në ligjërimin e këtij forumi.
Blendi Klosi: “Po zgjidhim një nga problemet e vjetra të gjithë proçesit të mbrotjes s’drejtës të autorit në vëndin tonë, një nga problemet thelbsore dhe prioritare të Ministrisë s’Kulturës Rinisë dhe Sporteve për t’zgjidhur n’mnyrë sa më të drejtë dhe sa më legjitime mbrotjen e t’drejtave t’autorit. Krijimi i shoqatës së kineastve përbën një nga hallkat për ralizimin e ktij proçesi i cili nuk do të ngelet me kaq.”
“ Ne marrim në mbrojtje pronën intelektuale të skenarsitve dhe reigjizorvet të audiovizualit, pra në film dhe në televizion, për çdo vepër që është krijuar, si në kohën e regjimit komunist ashtu edhe në fazën e dytë mbas viteve ’90 (nëntëdhjetë) kur raportet krijuse dhe, ë, ekonomike kanë ndryshuar. Në ktë rast, ë, ato do të jenë veprime mekanike se si do zgjidhet kjo pronë.”
Memorandumi dhe çdo hap i hedhur deri më tani vlen për të mbrotjur pronësinë intelektuale të veprave shqiptare. /tvklan.al