Performancë, stil, ngjyra dhe forma nga më elektrizueset kanë shoqëruar natën e modeleve shqiptare në sfilatën e zhvilluar për Fashion TV.

Pas Velipojës dhe Durrësit streha e radhës për 15 modelet ka qenë qyteti bregdetar i Vlorës.

Njerëz të modës, artit dhe të showbizit kanë shijuar nga afër ritmin e muzikës dhe hapjen e modeleve që ishin në garë për të rënë sa më shumë në sytë e producentëve dhe agjentëve të modës.

Katër prej bukurosheve u përzgjodhën nga kompania italiane, Foco Production, me qëllim anonçimin e tyre në kinematografi.

Kontratat e para të lidhura nga kjo firmë ishin tre emërore. Sfilata e modeleve shqiptare është transmetuar drejtpërsëdrejti në Fashion TV, eveniment që është mundësuar në sajë të bashkëpunimit në dhomën kombëtare të modës./tvklan.al