Kthesë në të ardhmen e Mohamed Salah. Pas thashethemeve për një largim të egjiptianit nga “Anfield Road”, situata e sulmuesit ka ndryshuar totalisht. Mediat britanike raportojnë se tashmë Salah ka vendosur për të qëndruar më gjatë te Liverpool, për të shtuar kështu dyshimet e një largimi të mundshëm.
Duke iu referuar këtyre burimeve, 32-vjeçari do të zgjas edhe për 2 sezone marrëveshjen me “The Reds”. Salah po përjeton një moment të mirë në këtë edicion, teksa ka shënuar 13 herë në 14 ndeshjet e Premier League. Falë edhe 8 asistimeve të tij, Liverpool kryeson bindshëm kampionatin, për të hedhur kandidaturën për titull.
Në total, 32-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 12 herë në 21 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Arne Slot që ka garantuar kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira të Europës dhe në çerekfinalen e Carabao Cup. E ardhmja e Salah është tepër vendimtare për Liverpool, me egjiptianin që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët. Gjithashtu, kjo konfirmon strategjinë e klubit për të mbajtur futbollistët kryesor për suksesin në fushë.
Klan News