Metz bëri surprizën duke eliminuar Monaco nga Kupa e Francës me fitoren 3 – 1 e arritur mbrëmjen e së martës. Skuadra e ligës së dytë në Francë arriti suksesin në fushë kundërshtare, ndërsa shiritin e kapitenit e mbajti mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu.

Metz në këtë mënyrë do të vijojë garën në fazën e 1/8 në turneun që fituesi shkon në grupet e Europa League. Panionios është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Greqisë.

Fitorja 2 – 0 ndaj Pas Giannina së Andi Lilës u vendos edhe me golin e shqiptarit Fiorin Durmishaj, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në barazim 1 – 1. Lila në këtë ndeshje qëndroi në stolin e rezervave.

Në çerekfinale, por të Kupës së Turqisë është kualifikuar edhe Akhisar i Sokol Cikalleshit, i cili e nisi si titullar. Sfida e kthimit me Kayserispor u mbyll pa gola, por Akhisar e kishte fituar me rezultatin 2 – 1 ndeshjen e parë.

Tv Klan