Tre muaj pasi e punësoi, klubi i Monacos vendosi të pezullojë deri në një vendim të dytë trajnerin Thierry Henry. Arsyet zyrtare ende nuk bëhen të ditura, por rezultatet e marra nga skuadra flasin vetë. Ndërkaq mediat franceze raportojnë se klubi nga Principata është gati të rikthejë në drejtim të ekipit ish-trajnerin Leonardo Jardim.

Barcelona ka nisur bisedimet me Manchetser United për mesfushorin Juan Mata. 30-vjeçarit i përfundon kontrata me anglezët këtë verë dhe katalanasit duan të përfitojnë ta marrin në Camp Nou pa kosto. Për futbollistin kanë shprehur interesim Juventus dhe PSG, kështu që mund të ketë një beteje ofertash mes këtyre klubeve.

Ndërkaq, Juventus është duke parë mundësinë e afrimit të mbrojtësit Martín Cáceres nëse Benatia do të largohet. Caceres ka qenë më parë pjesë e bardhezinjve, dhe aktualisht luan tek Lazio.

Tv Klan