Moti i keq që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar 6 viktima në Francë dhe Gjermani.

Edhe Italia është përfshirë nga reshje të mëdha shiu. Gjendja është më alarmante në Gjermani, ku si pasojë e rrëshqitjes së një faqeje mali në Nahtershted, pjesa qendrore e vendit, të paktën 3 persona rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet thanë se si pasojë e rrëshqitjeve ka dëme të mëdha materiale, pasi ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, e cila dikur ka qenë galeria e minierës së qymyrgurit. Po kështu edhe në Francë, situate është alarmante.

Në brigjet e Truvillit dhe Kalvadosit 3 gra janë mbytur ne det, në një kohë që një vajzë 15-vjeçare rezulton e humbur.

Forcat e ndihmës së shpejtë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 4 personave të tjerë, të cilët kanë qenë duke shëtitur me varke në bregdetin Var./tvklan.al