Armando Broja është një nga shqiptarët më të lakuar në këtë merkato vere dhe pritet të ndryshojë ekip.
Sulmuesi i Shqipërisë, u rikthye te Chelsea, klub që zotëron kartonin, por nuk pritet të qëndrojë shumë gjatë aty.
Interesimet për 22-vjeçarin kanë qenë të shumta këtë periudhë, nga disa prej kampionateve kryesore në Europë.
Së fundmi, Broja lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A. Juventusi ka shprehur interes konkret, për shërbimet e shqiptarit.
Trajneri i ri Thiago Motta, nuk e ka në planet e tij sulmuesin Arkadiusz Milik dhe për këtë arsye, i ka kërkuar drejtuesve një tjetër lojtar për repartin e avancuar.
Polaku është nxjerrë në shitje, ndërsa drejtuesit kanë zgjedhur Brojën, si pasuesin e tij në sulm. Sipas medias pranë klubit “Tuttosport”, qëllimi i “Zonjës së Vjetër”, është që ta marrë sulmuesin kuqezi në huazim një vjeçar, diçka që vështirë të pranohet nga Chelsea. Ditët e ardhshme, pritet të jenë vendimtare, për një lëvizje të mundshme. /tvklan.al