Një luftë! Kështu e cilësoi sulmuesi i Majorkës Vedat Muriqi takimin kundër Kadizit në transfertë.
Lojtari i përfaqësueses kosovare shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij që mori një pikë me mjaft vlerë në luftën për mbijetesë.
Muriqi zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të të lojës, duke bërë të heshtë stadiumin “Nuevo Mirandilla”. Gjashtë gola për Muriqin në këtë sezon në La Liga, ndërsa ka dhënë edhe 2 asiste.
Kadizi gjeti barazimin në minutën e 59’, pasi Maskarell shënoi në portën e tij. Deri në fund të sfidës, rezultati nuk ndryshoi.
Pikë me vlerë për Majorkën që lufton për mbijetesë, ndërsa ka grumbulluar 32 pikë pas 33 ndeshjeve të luajtura dhe është 6 pikë larg zonës së ftohtë.
Ndërsa Kadiz gjendet në vend të 18 me 26 pikë të grumbulluara.
Klan News