Jamal Musiala do të vazhdojë te jetë pjesë e Bayern Munich edhe për sezonet e ardhshme. Klubi gjerman ka arritur akordin me 21-vjeçarin për të rinovuar kontratën, e cila skadon në verën e vitit 2026.
Fantazisti do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 25 milionë euro në sezon.
Marrëveshja është mbyllur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në javët e ardhshme, sipas raportimeve nga Gjermania.
Ky rinovim vjen në një kohë kur u përfol për një interesim të Manchester City-t dhe Real Madrid për Musiala. /tvklan.al