Rënia në Segunda Divizion e Granadës ka vënë në lëvizje Myrto Uzunin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të largohet nga Spanja në këtë merkato vere.
Mungesa në Euro2024 është një tjetër faktor që Uzuni nuk arriti të tregojë vlerat e tij, gjithsesi shanset që ai të luaj sërish te Granada shihet si tepër të vogla. Për këtë fakt, largimi konsiderohet opsioni më ideal për 28-vjeçarin.
Pas dy sezoneve radhazi si golashënuesi më i mirë i skuadrës, tashmë Uzuni gjendet në dilemë për kampionatin ku do të luaj edicionin e ardhshëm. Fituesit e Kupës së Greqisë, Panathinaikos ka vënë në shënjestër beratasin, ndërsa në gjurmët e tij gjenden edhe klube nga Turqia.
Pikërisht në këtë pistë duket se do të jetë edhe e ardhmja e Uzunit. Por, mediat spanjolle raportojnë se nuk do përjashtohej një qëndrim në këtë shtet.
Kalimi në La Liga do t’i pëlqente sëtepërmi. Shqiptari është rikthyer në stërvitje te Granada pas pushimeve të gjata ndikuar edhe nga dëmtimi që e la jashtë fushave në javët e fundit të sezonit të shkuar.
Myrto Uzuni është një nga pjesët kryesore të Granadës, klub me të cilët ka një kontratë deri në verën e vitit 2026. Klauzola e lirimit vlen 25 milionë Euro, shifër që natyrisht do ulet pasi skuadra spanjolle nuk gjendet në elitën e futbollit iberik.
Klan News