Myrto Uzuni ka rigjetur formën e tij më të mirë në  La Liga 2, në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Granada.

Sulmuesi i Shqipërisë, ishte sërish vendimtar me gol për skuadrën e tij, në barazimin 2-2 ndaj rivalëve direkt të Malaga-s.

Uzuni ishte një nga më të mirët në fushë për ekipin e tij, ndërsa ka marrë edhe një vlerësim të rëndësishëm në Spanjë.

Beratasi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së gjashtë nga “Sofascore”, me notën 7.6.

Këtë sezon në Spanjë, 29-vjeçari numëron pesë ndeshje të luajtura në La Liga 2, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola. /tvklan.al