Julian Nagelsmann do të shpallë zyrtarisht skuadrën e tij për Euro 2024 këtë të enjte, por emrat e parë të futbollistëve janë zbuluar tashmë.
Kapiteni Manuerl Neuer në portë është i padiskutueshëm. Në mbrojtje është Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmund dhe Jonathan Tah i Bayer Leverkusen. Në mesfushë, lojtari i Bayern Munich, Aleksandar Pavlović, 20 vjeç, ishte njoftimi i radhës përmes kanalit televiziv gjerman RTL.
Ndërsa sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Füllkrug, e zbuloi vetë që do të ishte i grumbulluar gjatë një interviste në emisionin radiofonik 1Live. UEFA konfirmoi në fillim të majit zgjerimin e skuadrave për kompeticionin kontinental të këtij viti duke e çuar nga 23 në 26 lojtarë.
Tv Klan