Në një lidhje në Skype nga Prishtina për programin “Historia ime” në TV Klan ishin çifti i njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi.
Ata shprehen se ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë kanë marrë masa që të mos dalin jashtë, duke marrë parasysh dhe rrezikshmërinë që paraqet virusi.
Naim Abazi: Tani do them një gjë të bukur, kur jemi njohur në filim të na lejonin e kishim bërë karantinën vetë, një muaj nuk kishim dalë.
Mihrije Braha: Me thënë të drejtën, duke u nisur nga fakti që ky virus është edhe vrasës, atëherë kemi marrë masa si gjithë njerëzimi, që mos dalim jashtë, edhe duke u nisur nga fakti ku është më mirë në shtëpi apo në spital, ne kemi zgjedhur këtë të parën, në shtëpi dhe jo në spital. Megjithatë jemi shndërruar në njerëz që dëgjojnë lajme dhe vetëm lajme. Edhe pastaj ndërmjet kohëve të përgatisim ndonjë gjë për të ngrënë, të shikojmë ndonjë film, ose të lexojmë diçka kur jemi pak më të lumtur, në atë kuptimin që po lexoj dhe po kuptoj diçka, se nga ky presioni psikologjik është pak e vështirë.
Më tej, Abazi shprehet se bota duhet të ndërgjegjësohet se dashuria dhe pozitviteti për njëri–tjetrin është më i rëndësishmi sepse ky virus i vogël na bëri të gjithëve të kuptojmë sa të vegjël jemi.
Naim Abazi: Bota sot duhet të ndërgjegjësohet në kulmin e saj në majën e asaj që dashuria për njëri-tjetrin dhe pozitiviteti është më i rëndësishmi. Bota ka arritur edhe në Hënë edhe në Mars edhe në majat më të larta të zhvilimit shkencor, por ja që në një moment një virus i padukshëm na bën të mendojmë sa të vegjël jemi dhe duhet të bashkohemi ne maksimunim e saj që quhet dashuri, respekt, punë e përbashkët, për ndërrimin e kualitetit të jetës së njeriut, për të krijuar një siguri më të madhe në jetën tonë, sepse të ndarë do të jemi më të vegjël dhe më të dobët./tvklan.al