Finalisti i Kupës së Italisë vendoset në sfidën e dytë

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Atalantas përfundoi pa gola.

Në takimin e zhvilluar këtë të mërkurë në stadiumin “Diego Maradona”, bergamaskët u shfaqën më efektivë me lojën e tyre, duke rrezikuar më shumë portën kundërshtare.

Në paraqitje e mirë e Gjimshitit në këtë takim, ndërsa në fushë nga minuta e parë ishte edhe Hysaj. Sfida e kthimit që do të vendosë finalistin do të luhet më 10 Shkurt në Bergamo.

Tv Klan