Policia e qytetit të Korçës ka shoqëruar për në komisariat Emiljano Nazifin, si autorin e dyshuar së ngjarjes ku  u gjet i vdekur në banesë Nevruz Fiqi.

Policia dhe Prokuroria janë në pritje të ekspertizës mjeko – ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Burime nga policia e Korçës i thanë ABCNews, se nga këqyrja paraprake e viktimës, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Ende policia nuk mund të konkludojë, nëse plagët, janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, i cili është shoqëruar dhe po merret në pyetje, apo janë pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rënies përtokë të viktimës.

Truipi i 56-vjeçarit do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës./tvklan.al