Një video në rrjetet sociale e ktheu DJ Khaled në objekt talljeje.
Khaled deklaroi gjatë periudhës së karantinës se ushtrohej dy herë në ditë, por frigoriferi i tij tregon një histori tjetër. Në video, frigoriferi është i stërmbushur me kuti akulloresh të llojeve të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera të ngrira.
Sasia e akulloreve mund të konkurrojë lehtazi magazinën e një dyqani. Në frigorifer gjenden mbi 45 lloje të ndryshme.
Në videon e postuar, producenti shkon te frigoriferi bashkë me të birin, Asahd. Ai e hap dhe e pyet: “Asahd, cilën akullore të zgjedh? Dua këtë këtu”. Më pas ai merr dy prej tyre ndërsa i biri vazhdon të vështrojë kutitë e tjera.
Në fund të videos, dikush i jep Khaled një kuti me një lloj tjetër akulloreje.
Komentet në rrjetet sociale si X nuk u kursyen aspak.
“Çdo gjë rreth tij merr kuptim tani”.
“Ky është mashkulli amerikan në formën e tij më të mirë”.
“Ka më shumë opsione sesa shumica e kamionëve të akulloreve, kështu që s’është çudi që është sa frigoriferi i tij”.
Dikush madje ‘e pagëzoi’ me një emër të ri: “DJ Khalories”. Të tjerë thanë se kështu duket “frigoriferi i diabetit”.
Khaled ka thënë se në vitet e fundit i është drejtuar palestrës për të humbur peshë. Vitin e shkuar ai deklaroi se kishte humbur 9 kilogramë qëkur kishte filluar të merrej me golf./tvklan.al