4 persona kanë përfunduar para hekurave për vjedhjen e 14 kuajve në një biznes në Qafë Muzinë më 6 Mars të këtij viti. Konkretisht janë arrestuar:
– R. Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë;
– A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë;
– N. M., 39 vjeç dhe R. Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë, të dy me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dyshohet se të 4 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në një biznes në Qafë Muzinë, 14 kuaj, të cilët më pas i kanë transportuar me një kamion në drejtim të Sarandës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14 kuajt e vjedhur dhe kamioni në Dropull.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al