Një adoleshent humbi jetën pasi u pickua nga një kobra vdekjeprurëse, teksa po e puthte atë për të dalë në foto.
18 – vjeçari Somnath Mhatre, i cili punonte si vullnetar për shpëtimin e gjarpërinjëve, e mori zvarranikun vdekjeprurës nga makina për ta lëvizur në një vend më të sigurtë.
Gjatë kësaj kohe, atij iu duk ide e mirë që të shkrepte foto me të, ndaj adoleshenti tentoi ta puthte kobrën në kokë, por zvarraniku iu kthye dhe e pickoi në kraharor.
18 – vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Mumbait të Indisë, por pas pesë ditësh, ai ndërroi jetë.
Një mik i tij, duke folur për mediat në vend tha se i riu kishte shpëtuar më shumë se 100 gjarpërinj dhe i donte shumë kafshët./tvklan.al