vokshiPas reagimit të shoqatave farmaceutike se Ministria e Shëndetësisë po shkel ligjin me ndryshimin e procedurave të tenderimit për blerjen e barnave spitalore, Partia Demokratike deklaron se ky institucion po i hap rrugë abuzimeve me financat publike.

Vokshi tha se urdhëri i Ilir Bejqes për të ndryshuar kriteret e tenderimit në kundërshtim të hapur me ligjin përbën një vepër penale me pasoja të rënda në komunitet.