Lajme Arkiva 2003

U nënshkrua në Ministrinë e Rregullim Territorit dhe Turizmit kontrata e menaxhimit për investimin në fushën e infrastrukturës ujore. Ky investim është më i madhi i këtij lloji dhe do të kap shifrën rreth 21 milionë dollarë.

Kjo shumë u akordua për furnizimin me ujë dhe kanalizimin e qyteteve Lezhë, Fier, Durrës dhe Sarandë. Banka Botërore dhe qeveria shqiptare do të jenë bashkëfinancuesit kryesor në këtë projekt.

Besnik Dervishi: Me suksesin e kontratës së menaxhimit lidhet gjithashtu edhe vazhdimësia e financimeve të tjera në kuadër të këtij projekti shumë të rëndësishëm

Objektivat e tij janë furnizimi më ujë të pijshëm i këtye qyteteve për 24 orë. Ai pritet të përmirësoj situatën financiare të ndërmarrjeve si dhe rritjen e kapaciteteve menaxhuese.

Këto financime do të ndahen në 3 kategori. Hapi i parë do të jetë investimi për sistemin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës, kontrata e menaxhimit dhe asistenca teknike për menaxhimin e projektit./tvklan.al