Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka pasur një reagim të shkurtër për mediat sa i takon masakrës së një dite më parë në Shkodër ku pati 3 viktima dhe një të plagosur, i cili vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.
Ministri Hoxha është shprehur se Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Hoxha thekson se shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.
“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre dhe shumë shpejt ne do të kemi nje rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, u shpreh ministri Hoxha.
Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës.
Klan News