Parku antik i Apolonisë do t’i nënshtrohet një tjetër ekspedite. Kësaj radhe do të jetë një ekip arkeologësh francez që do të nisin pjesërisht gërmimet, si dhe studimin e materialeve të gjetura deri më tani.
Profesor Zhan Lyk drejtuesi i kësaj ekspedite thotë se ky është viti i fundit sipas marrëveshjes së nënshkruar midis institucioneve arkeologjike në Shqipëri dhe atyre në Francë.
“Gjatë këtyre viteve është arritur të zbulohen në Apoloni rruga e shenjtë e përdorur që nga krijimi i qytetit antik në shekullin e VII. Godina me mozaik e periudhës arkaike dhe helenistike, dyqanet që i përkasin periudhës perandorake romake. Një vend të veçantë në këto zbulime e zë edhe tempulli i Augustit.”
Presioni elektromagnetik i përdorur gjatë gërmimeve vitin e kaluar bëri të mundur zbulimin agoresë së qytetit dhe portin më të madh të zbuluar ndonjëherë si dhe banesat e themelimit që i përkasin fundit të shekullit të VII përpara erës sonë. Ekspedita do të vijojë punën e saj gjatë gjithë muajit. /tvklan.al
Gazetar: Kristaq Thano