Firma “Tekno-projekt” rifillon punimet për ndërtimet e pallatit të paligjshëm në rrugën “Donika Kastrioti” përballë OSBE-së dhe rezidencës zviceriane. Disa ditë më parë punimet u ndërprenë me urdhër të vetë Kryeministrit Meta, por duket se ky urdhër nuk ka patur vlerë për ministrin e Punëve Publike Spartak Poçi i cili ka dhënë dje miratimin për rifillimin e punimeve.

Poçi e justifikon urdhrin e tij me një vendim formal të Gjykatës së Apelit ku firma “Tekno-projekt” kishte hedhur në gjyq Policinë Ndërtimore, ndërkohë që pezullimin e kishte urdhëruar KRRT. Pas këtij vendimi ministri Poçi duhet të ankohej në Gjykatën e Lartë, por jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por ka ndaluar dhe vartësit e tij.

Me rifillimin e punimeve ka reaguar menjëherë Ambasada Zviceriane duke e quajtur një veprim të tillë korrupsion qeveritar. Vetë ambasadori i tij ka kërkuar bllokimin e ndihmave prej 30 milionë dollarësh për Shqipërinë./tvklan.al