Në stadiumin ku do të luajë Shqipëria me Maqedoninë më 5 shtator nisën punimet për rinovimin e tij. Siç shikohet në këto pamje të publikuara nga mediat vendase stadiumi i Strumicës është kthyer në kantier.
Maqedonasit po nxitojë të jenë gati për ditën e përcaktuar madje aty do të luajë edhe Shkëndija më 3 gusht për turin e tretë të Europa League.
Ndërhyrjet janë të detyrueshme dhe në UEFA kanë lënë afat që ato të kryhen, duke mos e shtuar ende emrin e stadiumit në faqen zyrtare të saj. Vendimi për të dërguar ndeshjen kualifikuese të botërorit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë skaj të vendit fqinj nuk u pëlqye nga FSHF-ja.
Ajo u ankua në UEFA, por përgjigjja ishte se do të luhet në impiantin rreth 6 mijë vendesh për shkaqe sigurie. Zhvillimi i ndeshjes aty do të ulë ndjeshëm numrin e tifozëve shqiptarë në disa qindra.
Tv Klan