Stili i Kate Moss në vitet ’90 është një ndër më të lakmuarit e kohës tonë. Mjafton të kërkosh dhe në internet mund të gjesh një mori fotosh të modeles ku duket gjithnjë ndryshe. Është e vështirë të gjesh një veshje të Moss që nuk është kopjuar me qindra herë.
Por në arkivën e saj gjenden disa veshje më pak të njohura që reflektojnë shumë mirë trendet e sotme. Shfletoni galerinë dhe zbuloni veshjet më ikonike të Kate në vitet ’90 që mund t’i rikrijoni sipas mënyrës tuaj.
Fustan i zi me pupla
Në Festivalin e Kanës 1998, Kate veshi një fustan të zi me shpatullat jashtë dhe pupla që do të dukej po aq fantastik edhe sot. Ndiqni hapat e saj nëse do të dilni një mbrëmje për t’u dukur më elegante se kurrë.
Casual
Përpara se Kendall Jenner dhe Gigi Hadid të dalloheshin për bluzet e shkurtra, ishte Kate. Në 1994, ajo shkoi në aeroport me një kanatiere që i zbulonte barkun, xhinse të thjeshta, çizme me pak takë dhe një çantë me printe leopardi. Sot ju duhen vetëm xhinse me prerje të drejtë dhe jeni gati.
Minimaliste
Kate Moss dinte si të kombinonte ngjyrat neutrale në veshje tërësisht të thjeshta. Një bluzë e bardhë, pallto bezhë dhe një fund i shkurtër i zi janë një formulë që do të funksionte edhe sot. Ju mund ta modernizoni duke shtuar atlete të bardha dhe një çantë minimaliste.
Fustani i mëndafshtë
Kate Moss ishte tepër moderne për kohën e saj dhe shumë e guximshme, por fustanet e mëndafshta nuk kanë ndërmend të largohen as këtë sezon.
Atlete për djem
Në 1990, kur ishte vetëm 16 vjeçe, Kate kombinoi një kostum gri me bluzë të bardhë dhe atlete. Për ta përshtatur me kohën, zgjidhni pantallona gri dhe jo një kostum me shkëlqim.
Fustani i verdhë
Fustani i verdhë ka qenë dallues për Kate Moss dhe këtë verë janë një ndër më të preferuarit. Kombinojeni me sandale me rripa dhe dukuni si supermodele./tvklan.al