Një vatër zjarri u ndez në fshatin Hundkuq në Gjirokastër. Flakët kishin një intensitet të lartë dhe morën përmasa të mëdha në drejtim të kodrës që është e mbushur me pemë.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit. Pas punës së tyre zjarri u izolua dhe nuk përbën më rrezik.
Megjithatë mësohet se në vendin pranë vatrës do të qëndrojë një grup zjarrfikësish gjatë natës me qëllim shuarjen e trungjeve që digjen ende në brendësi e që në orët në vijim mund të bëhen shkak për ndonjë riaktivizim./tvklan.al