Xhamia e Namazgjasë në Tiranë është hapur sot me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të kësaj xhamie, Presidentit turk, Erdogan theksoi se kjo është një vepër madhështore ku e ka cilësuar një simbol të vëllazërisë dhe miqësisë mes dy vendeve, teksa nuk ka kursyer edhe falenderimet për të gjithë ata që kanë punuar për ndërtimin e saj.
Ai theksoi se Xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve shqiptarë me zemër të madhe. Erdogan tha se dy vendet kanë mbështetur njëri-tjetrin ku përmendi rastet e tërmeteve.
Recep Tayyip Erdogan: I nderuar kryeministër i Shqipërisë zoti Edi Rama miku im i çmuar. Të nderuaqr të ftuar dhe ju miq më lejoni t’ju falenderoj me ndjenjat e mia më të përzemërta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu së bashku me juve. Dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua të ju falenderoj për këtë emocion që më dhuruat.
Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient dhe për këtë arsye i lutem allahut që xhamia e Namasgjasë që është xhamia më e madhe në Ballkan të sjellë dobi për të gjithë shqiptarët dhe muslimanët në Ballkan.
Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen dhe falenderimet e mia më të thella veçanërisht për mikun tim Edi Rama që përgjatë gjithë procesit të ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, dhe dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar sado pak në realizimin e kësaj vepre madhështore.
Xhamia e Namazgjasë, xhamia më e madhe në Ballkan që tashmë do zërë vendin në kujtimet tona me rënjë të thella duke kaluar edhe gjashtë shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë që në brendësi mbart vlerat dhe na integron për vlerat e lashtësisë dhe deri tek teknologjia më e re që është përdorur, serviret edhe arkitektura osmane që dominon në Ballkan.
Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 110 mijë metra katrorë do tu shërbejë 10 mijë besimtarëve muslimanë. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, por edhe është menduar akoma edhe më e gjerë, multifunksional që do tu shërbejë besimtarëve si një kompleks social ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi dhe ashensor për ata me aftësi të kufizuara. Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda xhamisë së Namazgjasë.
Dhe njëkohësisht dua të shprehem këtu se Xhamia e Namazgjasë do të jetë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Dhe njëherë këtu në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë që kanë kontribuar për këtë vepër madhështore që do mahnisë të gjithë ata që e shikojnë dhe me integritetin e brendshëm të zemrës.
Dua të theksoi një fakt këtu se prioriteti i ynë është të thellojmë akoma më tutje raportet tona miqësore kulturore për të cilën e kemi si detyrim pasi buron nga raportet e mira të vëllazërisë mbi themelet e sinqeritetit. Janë dy kombe të cilët vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo fatkeqësi me të gjitha mundësitë dhe së fundmi solidariteti i treguar gjatë tërmetit ka dhënë një shembull për mbarë komunitetitn ndërkombëtarë. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti ka qenë “Spitali i Miqësisë” si dhe shtëpitë e ndërtuara në qytetitn e Laçit. Dëshiroj të theksoj faktin se për sa kohë do të vazhdojmë kështu me këtë raport do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë.
Të dashur motra dhë vëllezërit e mi shqiptarë në mendimin islam koncepti xhami ekzsiston në qendër të civilizimit dhe në themelet e qytetërimit. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta ku reflekton vlerat shpirtërore që burojnë nga zemra dhe nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke e mbajtur të gjallë dhe e shndërruar unitetin e xhamisë edhe në praktikë.
Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani me zë të lartë, por njëkohësisht janë për të thirrur mbarënjerëzimin në mirësi dhe adhurimin në allahun e vetëm dhe bashkon muslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që na imponon detyrën ne si mysliman që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë po edhe t’i mbrojmë ata. Njësoj sikur sot që po ndërtojmë dhe po hapim xhaminë duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen që t’i jetojmë këto vlera që na i ofron xhamia dhe t’i mbajmë gjallë këtu mes nesh.
Ne nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame dhe t’jua lejmë bosh sheshin atyre që ushqejnë interest e tyre për qëllime personale. Pra kjo është detyra e çdo myslimani që e ka në vetëdije dhe kështu xhamia e Namazgjasë është xhamia e vëllezërve tanë shqiptarë me zemër të madhe.
Të dashura motra dhe vëllezër shqiptarë siç e dini ka kaluar një vit qëkur qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve, minorenëve dhe tani Izraeli e ka çuar politikën agresive në drejtim të Libanit. Detyrim i moralit dhe ndërgjegjes tonë, që të qëndrojnë kundër terrorizimit që aplikohet nga Izraeli në Palestinë. Qeveria e Izraelit ka treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon.
Thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I lutem Allahut që të gjitha adhurimet, duatë që të bëhen në xhami të pranohen tek i madhi Zot. Shpresoj se xhamia jonë të jetë e hajrit dhe të sjellë dobi për shqiptarët tanë. Ju falenderoj me respekt, me konsideratë dhe me dashuri.
/tvklan.al