Lideri historik i demokratëve Sali Berisha është shpallur “non grata” në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021. Lajm që asokohe e bëri të ditur Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një postimi në Twitter.
Ai u pyet këtë Enjte në “Opinion” se a e dëmton kjo gjë imazhin e Partisë Demokratike, sidomos në garën e saj elektorale.
-Ju jeni penalizuar nga Administrata amerikane. A e dëmton kjo në imazhin e përgjithshëm e sidomos të zgjedhësve PD-në?
Sali Berisha: Besoj fort se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga aktet mafioze të kryera ndaj Sali Berishës, përsëri këto nuk janë dominuese. Është shteti ligjor, është ndarja e pushteteve. Është liria, dinjiteti… Dhe unë kam shumë besim që PD me këto vlera që ndan me miqtë e saj, Shtetet e Bashkuara dhe kudo do të shkojë drejt fitores. Nuk mund të pranohen akte të cilat i shërbejnë sistemit të krimit dhe korrupsionit. Konsolidimit të tij…Nuk mund të pranohet! Dhe të jeni të sigurt se ne do realizojmë, do i tregojmë botës shumë shpejt se ç’përfaqëson organizata kriminale, “SKAP”-i i partisë.
Kryedemokrati theksoi se është “i preferuari i shqiptarëve”.
-A besoni ju se Rama është ende i preferuari i ndërkombëtarëve?
Sali Berisha: Unë besoj se Sali Berisha është i preferuari i shqiptarëve. Për ndërkombëtarët, të zgjedhin vetë, sepse unë nuk kam çfarë të them. Nuk mund të flas në emër të tyre./tvklan.al