Studiuesit: Nuk mund të shërohet vetëm duke mos ngrënë
Obeziteti është një sëmundje si gjithë të tjerat. Sipas një studimi të fundit, t’i thuash një personi obez të ushqehet më pak është njësoj si t’i thuash një personi të alkoolizuar të mos pijë, për të eliminuar varësinë.
Është ideja që njeriu ka kontroll mbi peshën dhe gjithçka varet nga vullneti I tij, që në fakt krijon një zinxhir problemesh, pasi hyn në lojë tendenca për të mos e trajtuar si një problem që duhet kuruar nga shëndetësia. Kjo vjen si pasojë edhe e trashëgimisë kulturore të rrënjosur tashmë prej gjeneratave të njerëzimit, ku trupi i shëndoshë shihet dhe gjykohet si fajtor, trajtohet pra si rezultat i diçkaje që njeriu nuk duhet të bëjë, të mos ushqehet tej mase.
Studimi në fjalë, hedh përgjegjësinë mbi mjekët, pasi obezitetin e trajtojnë si çështje vullneti, të paktën në më të shumtën e rasteve, dhe kurohet e merret seriozisht jo ne hapat e parë, por atëherë kur gjithçka në organizëm është kompromentuar. Kërkuesit, që kanë vëzhguar rreth 15 mijë njerëz shumë mbi peshë, thonë se obeziteti duhet trajtuar seriozisht nga mjeku, me ndryshim të stilit të jetës, ushtrimin e aktivitetit fizik të rreptë, edukim ushqimor, mjekime specifike në rastet që është e nevojshme dhe një rrugëtim në psikoterapi.
Për këtë, edhe pse vonë nga disa pikëvështrime, edhe OBSH, në fund të vitit 2019 e etiketoi dhe futi në listën e patologjive obezitetin. E rëndësishme është të respektohet protokolli nga të gjitha vendet, kundrejt personave që vuajnë nga mbipesha.
Klan Plus