Mediat italiane publikojnë pamjet
Më tepër se arritja në finalen e Kupës së Italisë e Juventus vëmendja shkoi te sherri në distancë mes Andrea Agnelli dhe Antonio Conte. Sipas mediave italiane gjithçka nisi pas penalltisë së kërkuar në dëm të Lautaro dhe ndëshkimit të Darmian.
Protestat e interistëve nuk u pëlqyen nga stoli i Juventus mbi të gjitha Bonucci. Mediat zbulojnë se tension ka pasur edhe në pushimin mes 2 pjesëve. Gjithesi Antonio Conte nuk ka dashur të bëjë polemika të tjera duke thënë se gjithçka u pa nga zyrtarët e sfidës.
“Burimet e Juventus duhet të thonë të vërtetën, mendoj se arbitri i katërt ka dëgjuar dhe ka parë çfarë ka ndodhur gjatë të gjithë ndeshjes”.
Trajneri i Inter i drejtoi gishtin e mesit presidentit të Juves pa harruar ofendimet në distancë mes tyre. Një situatë jashtë normales, pasi të dy kanë bashkëpunuar për 3 sezone që sollën 3 tituj kampion, 2 Superkupa të Italisë dhe ringritjen e ekipit në nivel ndërkombëtar. Pritet që tani të vendosë Komisioni i Disiplinës.
Tv Klan