Vitin e ardhshëm “Onkologjiku” do të binjakëzohet me spitalin “Sheba” të Izraelit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për mediat, gjatë së cilës bëri një sërë bilancesh për vitin që po lëmë pas.


“Onkologjiku do jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren dhe gjithë programi i punës së tij do jetë që jo vetëm po ndërtohet në bashkëpunim me ekspertët e Onkologjikut të spitalit Sheba, por do ndiqet e menaxhohet dhe do zbatohet në jetën e përditshme të spitalit, bashkarisht duke shfrytëzuar kapacitetet e mjekëve izraelitë dhe mundësive që jep teknologjia përmes telemjekësisë. Ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm në aspektin e rritjes dhe transformimit të atij shërbimi që është më i vështiri në planet. Gjatë vitit që vjen hap pas hapi ky bashkëpunim do zgjerohet në të gjithë Qendrën Spitalore Nënë Tereza, të cilën do ta kthejmë në qendër ekselence për rajonin”, tha Rama.

/tvklan.al