Të ftuar:

Prenç Zogaj – Analist

Mark Marku – Petagog

Alfred Peza – Gazetar

Armand Bajrami – Gazetar

Fatos Hakorja – Gazetar

Gazetari i AbcNews, Armand Bajrami, të martën, deklaroi se Prokuoria për Krimet e Rënda ka nisur një verifikim pasuror për Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge .

Bajrami tha në emisionin ‘Opinion’ se ky hetim është ka nisur në bazë të ligjit të antimafias, një hetim që shtrihet edhe mbi rrethin familjar të tij.

Gazetari i AbcNews, Armand Bajrami, të martën, deklaroi për përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në lidhje me Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, se ka shumë rëndësi burimi i përgjimit.

Bajrami tha se fjala nuk është vetëm për personin që e ka kryer, por edhe mjeti që bëri të mundur realizimin e atij përgjimi.

“Nuk ka rëndësi vetëm personi, por edhe mjeti që është realizuar përgjimi. Nëse ka qenë një USB, orë dhe stilolaps, pasi praktika gjyqësore t’a njohë që nesër apo pasnesër të përdoret si provë në një gjyq penal”,- u shpreh gazetari.

Sipas tij, që prokuroria t’a konsiderojë si provë, minimalisht duhet të zotërojë pajisjen fillestare të përgjimit.

Ai sqaroi nëse përgjimi është kryer nga një pajisje tjetër dhe Partia Demokratike e ka hedhur në një tjetër pajisje, në gjykatë ky përgjim ka shanse zero të merret si provë.

Gazetari dhe ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza, të martën, deklaroi se nuk ka dorëheqje të Fatmir Xhafës, por rikonfirmim dhe mbështetje.

Peza në studion e emisionit ‘Opinion’, nuk sqaroi nëse këtë informacion e kishte marrë apo jo brenda PS-së.

Kryeministri Rama ka njoftuar se do të bëjë publik qëndrimin për çështjen ‘Xhafaj’ gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, nesër, në orën 11:00.

***************************

Aleksander Vuçiç!