#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Horoskopi kinez/ zbuloni shenjën dhe parashikimin për vitin 2025
Viti I Ri Kinez sapo ka trokitur dhe e gjithë popullsia kineze në botë feston sot Vitin e ri 2025. Ndryshe nga pjesa e tjetër e globit që e feston ardhjen e Vitit të Ri mes datës 31 Dhjetor dhe 1 Janar, Viti i Ri kinez takon në data të ndryshme çdo vit, pasi bazohet në kalendarin hënor. Horoskopi kinez parashikon se 2025 do të jetë viti i Gjarprit. Por çfarë simbolizon ky element dhe si do të ndikojë? Ne do të kemi një parashikim për të gjitha shenjat e Zodiakut kinez.
“Mocha mousse”, ngjyra e vitit që përcakton stilin/ trendet në veshje dhe grim
Një tjetër vit, një tjetër kapitull i ri me tendencat në botën e bukurisë dhe grimit në veçanti. Do
të flasim në këtë pjesë të dytë për trendet më të fundit të MAKE UP, por edhe në veshje duke iu
referuar edhe ngjyrës së Vitit 2025, MOCHA MOUSSE.
“Antigona” dhe “Edipi Mbret” nga Sofokliu/ rivijnë në gjuhën shqipe
Do të jemi në këndin tonë të tavolinës dhe këtë herë do të flasim për dy përkthimet më të fundit të përkthyesit SOKOL ÇUNGA: “Antigona” dhe “Edipi mbret” nga Sofokliu nga Shtëpia Botuese “Albas”. Veprat vijnë në prozë poetike, të paprekur nga forma e vargjeve të thyera, duke ruajtur thelbin poetik dhe strukturën origjinale për të afruar lexuesit shqiptarë me tragjedinë klasike dhe filozofinë e saj.
/tvklan.al