Nëse rizgjidhet president, SHBA nuk do të japë asnjë qindarkë për luftën, kështu mund të ndalojë
Pas takimit me Donald Trump, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për planet e këtij të fundit për Ukrainën nëse bëhet president.
Sipas Orban, Donald Trump nëse rizgjidhet nuk do të japë asnjë cent për luftën ruso-ukrainase, që do të thotë se lufta do të përfundojë.
“Nëse amerikanët nuk japin para dhe armë, lufta do të marrë fund. Dhe nëse amerikanët nuk japin para, evropianët vetëm nuk do të mund ta financojnë këtë luftë dhe atëherë ajo do të përfundojë. Donald Trump mund të mos jetë ende president i Shteteve të Bashkuara, por partia e tij po i ndalon demokratët të derdhin para në luftë.”
Ai shtoi gjithashtu se çështja është se Amerika nuk dëshiron të financojë sigurinë e Evropës.
“Nëse evropianët kanë frikë nga rusët ose duan të kenë një nivel të lartë sigurie në përgjithësi, ata duhet të paguajnë për këtë. Ose të ndërtojnë ushtrinë e tyre, pajisjet e tyre, ose nëse përdorin amerikanët për këtë, le të paguajnë amerikanët.”
Komentet e Orban i bëjnë gjithashtu jehonë edhe deklaratës së Trump kur gjatë fushatës së tij u shpreh se ai SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatët që nuk shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje, në rast se sulmohen nga Rusia, e cila u cilësua e rrezikshme dhe e turpshme nga aleatët e NATO-s.
Nga ana tjetër, Ukraina ka refuzuar me forcë thirrjen e Papa Françeskut që Kievi të negociojë përfundimin e luftës së saj me Rusinë dhe të ketë “guximin për të ngritur flamurin e bardhë”. Kjo deklaratë shkaktoi kritika të gjera nga Ukraina dhe aleatët e saj, pasi shumë e interpretuan atë si një thirrje për vendi që të dorëzohej.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se “kurrë nuk do të ngrejë flamuj të tjerë” përveç ngjyrave blu dhe të verdha të vendit. Një zëdhënës i Vatikanit sqaroi deklaratën e Atit të Shenjtë duke thënë se ngritja e flamurit të bardhë nënkupton ndalimin e luftimeve përmes negociatave, jo kapitullimit.
Ndërkaq Rusia është shprehur se thirrja e Papa Françeskut për bisedime me Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ishte një kërkesë për aleatët perëndimorë të Kievit që të braktisin ambicien e tyre për të mposhtur Rusinë dhe për të njohur gabimin e Perëndimit në luftën e Ukrainës. Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Perëndimi po përdor Ukrainën si një instrument të ambicieve të tij për të dobësuar Rusinë.
Klan News