Një studente është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një shqetësim, që ka të bëjë me pagesën e konviktit. Këtë vit u është thënë studentëve, se duhet të paguajnë konviktin për të paktën 6 muaj paradhënie, kur pagesa mujore është 5500 lekë në muaj.

“Përshëndetje jam një qytetare që dua të regjistroj motrën tek konviktet sepse do të vazhdojë shkollën e lartë. Shkova tek konviktet dhe pyeta si ishte procedura e regjistrimit, kushtet dhe të gjitha këto. Kërkova ta regjistroja tek konviktet e reja, aty më thanë që nuk kanë vende dhe pagesa që duhet të bëja është minimumi 6 muaj parapagim, në konviktet e ‘Qytet Studentit’. Atje më thanë që pagesa në muaj është 55 mijë lekë të vjetra, por që duhet të bëhej parapagim 6 muaj minimumi,” tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

GazetarjaQë në total i bie 330 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që nuk ofrohej mundësia që të bëhej pagesa me më pak muaj.

Qytetarja – Jo nuk kishte asnjë lloj mundësie, sepse unë pyeta, u interesova sepse nuk kemi mundësi që të bëjmë këtë lloj pagese, për këtë arsye po shkoj të regjistrohemi dhe atje, sepse nuk kemi mundësi, prandaj kërkoj një zgjidhje, pasi për ne është e pamundur që të paguajmë 6 muaj njëherësh.

Nëpërmjet kamerës së fshehtë, u drejtuam tek administrata e konvikteve në “Qytetin Studenti”, ku një punonjëse e administratës thotë, se kushti është, që studentët të paguajnë për 6 muaj menjëherë, që të mund të regjistrohen në konvikt.

QytetarjaShkova te drejtoria këtu lart, për të regjistruar vajzën dhe kur më thanë për kushtet, më thanë, që minimumi i pagesës është 6 muaj.

InformacioniPo! Është 6 muaj edhe s’ka!

Qytetarja Ky është problem!

Informacioni Problemin ne nuk e zgjidhim dot. E ke te drejtoria.

Qytetarja E di!

InformacioniKëtë punë e kanë bërë sivjet. Urdhër e ka dhënë drejtoresha. Është urdhër prej lart.

PërgjegjësjaMe të bërë pagesën në bankë. Pagesat janë 6-mujore. 6 muaj e lart. Bëj pagesën në bankë me kartë, fotokopje të kartës së identitetit, një vërtetim nga shkolla dhe vjen lart te drejtoria dhe të shikosh për ndonjë vend në konvikt.

Qytetarja Duhet bërë çdo 6 muaj pagesa?

PërgjegjësjaPo!

Qytetarja A ka ndonjë mënyrë, për ta bërë të paktën çdo dy muaj ose…

PërgjegjësjaJo, tani është bërë 6 muaj.

Por në disa godina të tjera pagesa është mujore dhe nuk ka asnjë urdhër të ndryshëm. Këtë na e pohojnë edhe në zyrat e Administratës së Qytetit Studenti.

InformacioniMund t’ju ndihmoj?

Qytetarja Po! A ka vende të lira? Si funksionon?

InformacioniPër vajzë, apo për djalë interesohesh?

QytetarjaPër djalë!

Informacioni Momentalisht vetëm te dyshi mund të ketë, ose te godina 21 dhe te 13-ta, se vende të tjera s’ka. 100 mijë lekë në muaj!

Qytetarja100 mijë lekë në muaj. Eh për sa kohë duhet?

InformacioniTek këto do paguajë muaj për muaj.

Qytetarja Po te të tjerat?

Informacioni Te të tjerat minimumi 6 muaj. E para, e rëndësishme të gjejë vend njëherë, se…

QytetarjaS’ka vende!

InformacioniEdhe po të kishte, ne nuk i përdorim mënyrat e tjera, po nuk ka vende. Kjo është kryesorja.

Emisioni “Stop” iu drejtua Administratës së Qytetit Studenti dhe përgjigjia që u mor është se nuk ka asnjë urdhër që detyron studentët të kryejnë pagesën e detyrueshme për 6 muaj.

Punonjësja pyet punonjësen e financës: Është si kriter patjetër 6 muaj, apo studenti mund të paguajë…?

Punonjësja e financës: Sipas mundësive, që ka.

Gazetarja: Për godinat e reja?

Punonjësja: Për të gjitha godinat funksionon njësoj, e di unë.

Punonjësja e financës: Për këtë informacion nuk jam zyra përkatëse.

Punonjësja 1 drejtuar punonjëses së financës: Ti pranon çdo pagesë, për t’u regjistruar?

Gazetarja: Pra, 1 muaj, 2 muaj…

Punonjësja e financës: Nëse s’ka mundësi, po!

Gazetarja: Edhe për te godinat e reja?

Punonjësja: Funksionon njësoj, se s’ka ndryshim godinat e reja, apo të vjetra.

Gazetarja: Mua më është thënë, se ka dalë një rregull i ri, që duhet të paguajnë minimumi 6 muaj studentët, për te godinat e reja, pagesë konvikti.

Punonjësja: Kjo pjesë ka mbi 8 vjet, që nuk funksionon më kështu. Ne, që përpara 8 vitesh, kemi operuar ndryshe. Sa ka pasur mundësi studenti të paguajë, aq ka paguar.

I drejtohet punonjëses së financës: Po që, ka ndonjë urdhër, apo vendim këtë vit, që duhet 6 muaj e lart?

Punonjësja e financës: Mua nuk më është thënë gjë.

Gazetarja: Vende ka më?

Punonjësja: Te godinat tona, po!/tvklan.al