Mediu dhe Kongresmeni Aderholt, takim për Europën Juglindore
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu së bashku me Kongresmenin amerikan, Robert Aderholt organizuan takimin për Europën Juglindore pas mëngjesit të lutjeve.
Në këtë takim merrte pjesë i Ngarkuari Special për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit, Matthew Palmer. Diplomati amerikan vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik për të garantuar integrimin Europian të vendit tonë.
Në këtë takim ishin të ftuar gjithashtu Presidenti Ilir Meta, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deputeti i PS Damian Gjiknuri, si dhe ish-deputetë nga Kosova.
Tv Klan