Besa dhe Flamurtari barazuan pa gola mes tyre, në supersfidën e javës së 11-të në Kategorinë e Parë.

Ashtu siç edhe pritej, ishte një ndeshje e bukur dhe me raste të shumta. Të dyja ekipet, iu afruan disa herë golit, por pa sukses.

Në fund, vlonjatët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Lorenc Trashi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.

Ky barazim, i bën më shumë punë Flamurtarit, që mban vendin e parë me 28 pikë, po aq sa Vora e vendit të dytë. Besa në krahun tjetër, mban vendin e tretë me 25 pikë. /tvklan.al