Nuk prodhoi fitues dueli mes Bylisit dhe Laçit, dy skuadra që mbajnë vendet e fundit në tabelë dhe rrezikojnë mbijetesën.

Në stadiumin “Adush Muça”, ishte një ndeshje spektakolare dhe me raste të shumta, por asnjëra nga ekipet nuk shënuan dot.

Dy portierët, bënë heroin, me disa pritje vendimtare, për të mbajtur rrjetën e paprekur.

Me këtë barazim, Bylis mban vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me 1 pikë më shumë. /tvklan.al