Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Komunistët nuk dorëzohen. Sekretari i parë i Partisë Komuniste shqiptare Hysni Milloshi, ju tha komunistëve elbasanas, se vota juaj do të shpëtojë Shqipërinë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, dy përbindëshat gjakatarë. Milloshi u shpreh, se duke marrë shembull nga amerikanët, komunistët do ta rikthejnë dënimin me vdekje.

Hysni Milloshi, Kryetar i PKSH:- “Mbrëmë një djalë i ri, u vendos pushkatimi i tij se ka vrarë të fejuarën dhe ende nuk dihet nëse e vrau të fejuarën apo jo. Ne do të vendosim sigurisht ligjin me vdekje. Ai që vret do të gjejë dënimin e merituar, përpara drejtësisë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame