Partitë politike duhet të deklarojnë burimet e tyre financiare, bizensin që i financon dhe shpenzimet. Zyra në Mbrojtje të Qytetarve sëbashku me qeverinë studentore kanë organizuar në fakultetin e drejtsisë një aktivitet mbi diskutimin e një fushate kundër korrupsionit. Sipas Drejtorit të Zyrës në Mbrojtje të Qytetarve, transaparenca në financimin politik është domosdoshmëri sidomos pas akuzave që politikanët shkëmbejnë me njëri-tjetrin për lidhje me krimin dhe mafjan.
Kreshnik Spahiu: “Zyra për Mbrojtjen e Qytetarve, bën publike se i ka drejtuar, i ka drejtuar gjithë kryetarve të partive politike, Fatos Nanos, Sali Berishës, Genc Pollos, Ekrem Spahisë, Fatmir Mediut, Skënder Gjinushit, një kërkesë në bazë të kushtetutës të Republikës së Shqiprisë dhe ligjit për të drejtën për informim që të zbatojnë detyrimin kushtetus nenin nëntë dhe të bëjnë publike burimet financiare dhe shpenzimet që kryejnë kto parti që nga krijimi i tyre.”
Për ktë është kërkuar dhe nga parlamenti dhe fillimi i punës për hartimin e një ligji për transparencën e financimit të partive poltike duke konsideruar bazën ligjore si hapi i parë për të distancuar krimin nga politika. Qeveria studentore e fakultetit të drejtësisë ka kërkuar një takim me presidentin Moisiu me qëllim rishikimin e reformës në drejtësi. /tvklan.al