Partizani do të presë Laçin të shtunën në “Selman Stërmasi”. Ekipi kurbinas nuk është një rival i lehtë dhe në këto momente stërviten nga një ish-trajner i të kuqve, Sulejman Starova. Ai ishte i fundit që shpalli kampion Partizanin në 1993 dhe e drejtoi edhe më vonë. Por për trajnerin, Skënder Gega, më e rëndësishme është e tashmja.

“Partizani nuk është vetëm i Gegës dhe Starovës, në kohë të caktuara mund të jemi në fronte të ndryshme. E rëndësishme është që është futboll, edhe karshi vëllait do të doja të fitoja”.

Kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund, diferenca me Kukësin e vendit të dytë është 10 pikë. Skënder Gega kërkon që lojtarët të jenë të përqendruar, duke menduar ndeshjet me radhë.

“Është e vërtetë, momentin e parë që dolëm të parët, që nga ajo ditë deri sot, jemi pyetur për titullin. Jemi munduar të jemi me këmbë në tokë. Besoj se te çdo futbollist ka një ëndërr të brendshme. Do t’i shikojmë gjërat me radhë”.

Java e 31 e Superligës ka takime të tjera të rëndësishme për zonën Europiane dhe mbijetesën, ku spikat takimi Kukësi-Teuta që do të luhet të dielën.

Tv Klan