Për këngëtaren Bleona Qereti karriera ka qenë gjithnjë prioritet. Lajmi se këngëtarja ka ngrirë vezët për të mos humbur mundësinë për t’u bërë nënë bëri bujë në rrjetet sociale dhe u komentua gjatë.
Por sot e ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtarja tha se nëse do gjejë një partner dhe do lindë në mënyrë natyrale një fëmijë, vezët e saj do t’i dhurojë për çiftet të cilët nuk kanë mundur të kenë fëmijë.
Ermal Mamaqi: Tani do të të bëj një pyetje që ka lënë gjurmë në memorien e shqiptarëve. Ishte një temë e ndjeshme, por edhe si zbulim. Nëse ti Bleona ngel shtatzënë natyralisht nëse do të gjesh një partner çfarë do të bëhet me vezët që ke ngrirë?
Bleona Qereti: Unë do t’i dhuroja për bamirësi për të gjithë ata që nuk mund të bëjnë fëmijë. Unë nuk kam dashur të humb mundësinë të bëhem nënë për shkak karrierës dhe jetës private. Për mua është temë sensitive. Nëse unë do të gjej një partner dhe do bëj fëmijën tim natyralisht atëherë vezët do t’i dhuroj për çiftet që nuk kanë fëmijë sepse e kuptoj se çfarë dhimbje është të mos kesh mundësi të kesh fëmijë.
Ermal Mamaqi: Po sikur fëmija yt të lindë në Afrikë? Duhet t’i dalësh për zot vezës.
Bleona Qereti: Njerëzit janë njerëz në çdo vend të botës. Nëse vezët janë të miat, kanë genet e mia, ai njeri ose do të bëhet president i Afrikës ose një zgjedhje do ta gjej. Nuk ia kam frikën çdo lloj njeriu që do të lindë nga unë sepse do të jetë fitimtar.
/tvklan.al