Ferdinad Xhaferri: “Formalizmi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar që do të hetojë praktikat dhe procedurat e dhënieve të lejeve të ndërtimit nga kryetari i bashkisë së Tiranës zoti Edi Rama. Ky zotëri pra zoti Edi Rama në kundërshtim të hapur me ligjin dhe duke masakruar parimet e qeverisjes në shërbim të qytetarëve e ka kthyer KRT-në e Tiranës në një instrument që i shërben interesave të tij të pastra korruptive. Po kështu nga 12 projekte për punë jo publike, 5 ishin planifikuar ti merrte zoti Alban Eftimi. Në total në mbledhjen e KRT-së të datës 12 prill festë zyrtare nga 30 projekte për punë publike dhe jo publike, 19 ishin planifikuar për studion … që drejtohet nga Alban Eftimi, ish shefi i urbanistikës në bashkinë e Tiranës , aktualisht përfaqësues i zotit Edi Rama në bashki. Kjo është një praktikë e pastër mafioze e dhënies së shërbimeve publike. Pra ky zotëri që ndan miliona euro me praktika të pastra korruptive është aq cinik dhe i pashpirt sa ka kurajën ti flasë shqiptarëve për varfërinë.”/tvklan.al