Manchester City do të nisë të dielën përpjekjet për titullin e pestë radhazi në Premier League.
Por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk do të ketë të disponueshëm Oscar Bobb, i cili do të qëndrojë jashtë fushe për 4 muaj pasi theu këmbën, e gjithashtu Rodri, i cili po rikuperohet nga një dëmtim i marrë në Euro. 2024.
Sfida e parë e “Citysens” do të jetë kundër Chelseas dhe me futbollistët kryesorë që u bashkuan me ekipin vetëm këtë javë, tekniku katalanas e pranon se skuadra mund të mos jetë në 100% të kapacitetit të saj.
“Duhet të jemi gati, është e nevojshme kjo! Nuk e di se çfarë do të ndodhë! Të gjithë e dinë që nuk jemi në gjendjen më të mirë, por kjo nuk ka rëndësi, kemi dëshirë që të bëjmë mirë. Mendoj se ka shumë skuadra aktualisht që nuk janë perfekte! Kam mësuar se sezoni është i gjatë! Duhet të jesh gati fizikisht dhe mendërisht. Ndaj duhet pushimi! Do të bëjmë më të mirën me ato që kemi mundësi!”
Por te Citysens situata nuk është e qetë. Klubi anglez akuzohet se ka thyer rregullat e Fair Play Financaiar në Angli, me parregullsitë që nisin nga viti 2009.
Në Shtator, 115 akuzat financiare kundër klubit do të hetohen nga një gjykatë disiplinore e pavarur dhe Mançester Citi rrezikon një penalitet që mund ta zbresë atë nga Premier Liga.
Klan News