Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Bojkotuesit socialistë të seancës përmbyllëse të Kongresit, kanë mohuar sot mbledhjen e KPD të thirrur nga një e treta e të zgjedhurve paralel me punimet e Kongresit. Sipas ish-sekretarëve socialist Legisit e Zeles, KPD do ta thërrasim nëse cënohet lista e anëtarëve të saj të votuar në Kongres. Legisi ka kontestuar edhe vetë organizimin e tij.  

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Për sa kohë veprohet në këtë mënyrë nuk ka asnjë garanci se si janë shpërndarë mandatet, në dorë të kujt kanë rënë mandatet, kush është në atë sallë, janë delegatë apo nuk janë delegatë, kush i bën këto verifikime. Ka një rregull që edhe në një ndeshje mund të ndërrosh lojtarët, por arbitri nuk ndryshon. Nuk e di, këto janë qëndrime që ne nuk i kemi ndeshur, megjithatë individë me vizione bashkëkohore do të na ballafaqojnë dhe me gjëra të reja”.

Grupi pro Majko mospjesmarrjen në Kongres e konsideron mesazh për Kryetarin Nano.

Ndre Legisi, deputet i PS:- “Qëndrimi jonë është një qëndrim politik dhe një mesazh për kryetarin e partisë Fatos Nano që nuk mund të luajë me Partinë Socialiste, që nuk mund të bëjë si të dojë me PS, dhe që nuk mund të përdorë disa delegatë të cilët janë idealistë dhe janë njerëz që kanë kontribuar për PS për të bërë veprime jo statutore në këtë parti”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego