Skuderia italiane i beson 16-vjeçares Weug, garon në F1 në 2021
Maya Weug është pilotja e parë femër që bëhet anëtare e akademisë Ferrari. 16-vjeçarja holandeze siguroi vendin e saj pasi fitoi programin Girls on Track Rising Stars organizuar nga drejtuesit e FIA-s dhe Ferrarit. Holandezja la përshtypje te mira tek gjyqtarët në një kamp vlerësimi në bazën e skuderisë italiane, Maranelo.
“Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Jam e lumtur që jam shoferja e parë femër që i bashkohet akademisë së shoferëve të Ferrarit. Fitimi i provës më bën të kuptoj se kisha të drejtë dhe se ëndrra ime për t’u bërë shofere garash u realizua”, tha ajo.
Weug pritet të jetë një nga tre shoferet femra që do të garojnë në F1 në vitin 2021 në nivel akademie, së bashku me Britaniken Jamie Chadëick dhe kolumbianen Tatiana Calderon, të cilët pritet të drejtojnë një makinë Uelliams dhe Alfa Romeo. Gruaja e fundit që garoi në F1 ishte italiania Lella Lombardi, e cila garoi në 17 gara mes sezonit 1975-1976.
Klan News