Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë për në datën 17 Dhjetor vendimin mbi sekuestron e 2 vilave në kodrën e diellit në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj.

Ndryshe nga herët e fundit që deputetja u shfaq në SPAK nën shoqërinë e vajzës, në këtë seancë ajo shoqërohej nga avokati Redi Llanaj. Kryemadhi tërhoqi vëmendjen e gazetarëve pasi u paraqit me bastun.

Pas rreth 2 orë e gjysmë seancë, vendimi u shty për të martën. Kryemadhi kundërshtoi vendimin e sekuestros duke theksuar se të gjithë procesin do ndjekë në Strasburg.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Kryemadhit, masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo po hetohet për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie në lidhje me dosjen e CEZ/DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Ish-presidenti ndodhet në burg, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Klan News