Të dhënat më të fundit të 2024 mbi zhvillimet makroekonomike në vend tregojnë se ecuria pozitive e ekonomisë është shoqëruar me rritje të punësimit dhe të të ardhurave, duke sjellë më shumë të ardhura edhe për biznesin dhe familjet.
Kështu deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë takimit të fundvitit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave.
Paralelisht me këto zhvillime, Sejko nënvizoi se inflacioni ka ardhur në rënie të shpejtë.
Siç është bërë traditë, u vlerësuan edhe tre fituesit e “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”, një konkurs që organizohet prej 18 vitesh nga Banka e Shqipërisë.
Klan News