Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar sa i takon plagosjes në Orikum, të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Një tjetër person është shpallur në kërkim nga blutë, për plagosjen e 29 vjeçarit Sildi V. Ky i fundit dyshohet se u qëllua 10 herë me armë zjarri në një lokal, megjithatë është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes është 28 vjeçari Qerim B. i cili njësoj si bashkëpuëntori i tij është në kërkim nga Policia.“Hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.01.2025, në Orikum, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi S. V, ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim. Në kuadër të hetimeve identifikohet dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje. Më datë 26.01.2025, rreth orës 18:40, në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. B., 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin S. V, 29 vjeç, banues në Orikum. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, shtetasi E. B., 36 vjeç, banues në Orikum. Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
/tvklan.al